Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Lumë” kërkesash për biletat e Poloni – Shqipëri, ja sa tifozë shqiptarë do të “zbarkojnë” në Varshavë

Shkruar nga NEWSPORT
“Lumë” kërkesash për biletat e Poloni –
Foto ilustruese: Tifoze shqiptare - Biletat për Poloni - Shqipëri

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26 mars, në kuadër të “play-off” të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në Varshavë, do të nisë në orën 20:45.

Duke qenë ekipi mik, Shqipëria kë të drejtën e 5% të stolave në stadium, pra duke bërë llogaritë e stadiumit, rreth 3500 shqiptarë pritet të jenë të pranishëm në Varshavë. Aplikimi për biletat u hap nga FSHF së fundmi.

Mësohet se interesimi ka qenë i lartë, teksa pa u bërë 24 orë rreth 10 mijë persona kanë aplikuar për bileta. Pjesa më e madhe e kërkesave janë tifozë që duan nga 2 bileta.

Kujtojmë se ndeshja përballë Polonisë është kyçe për rrugëtimin e kuqezinjtë drejt Botërorit 2026. Në rast të një fitoreje përballë polakëve, Shqipëria do të përballej me fituesin e çfitit Suedi – Ukrainë.

Poll

Lexo gjithashtu