Berat Gjimshiti gjatë përplasjes pas Inter - Atalanta
Inter dhe Atalanta barazuan 1-1 të shtunën e shkuar, por sfida u mbyll mes tensioneve. Protagonist pas asaj sfide ishte kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.
Në fakt, gjithçka nisi për shkak të zv.trajnerit serb të Interit, Aleksandar Kolarov. Ky i fundit u fut në fushë duke i kërkuar llogari gjyqtarit të ndeshjes, madje duke shtyrë edhe De Roon e Atalantës.
Gjimshiti u fut në mes për t’i ndarë, por më pas mes tij dhe serbit nisën shkëndijat e para. Në pamjet e publikuara nga “DAZN Italia”, shihet teksa mbrojtësi shqiptar, fton për sherr serbin, por brenda dhomave të zhveshjes.
Sherri në Atalanta - Inter
Poll



