Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Mos prisni ndryshime në formacion nga Sylvinho”, ish-sulmuesi i Shqipërisë “demoralizon” Muçin dhe Mehmetin   

Shkruar nga NEWSPORT
“Mos prisni ndryshime në formacion nga Sylvinho”, ish-sulmuesi
Sylvinho

Ish-sulmuesi i Kombëtares Altin Rraklli, ka folur për “Klan News” në lidhje me ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën “Play-Off”, Kupa e Botës. Rraklli nuk ka dilema, për të trajneri Sylvinho do i qendrojë besnik lojtarëve që kemi parë zakonisht:   

“Forma fantastik e Muçit është lajm i mirë. Lajmi i keq është që po na dëmtohen lojtarët dy javë para ndeshjeve. Kjo nuk duhet të ndodhet. Ne kemi një bagazh të kufizuar lojtarësh.

Nuk jemi Gjermania, Franca apo Spanja. Polonia ka një gjerësi shumë më të madhe lojtarësh se sa ne. Në këtë aspekt, them se ne duhet t’i kishim gati të gjithë lojtarët. Polonia nuk është superfuqi.

Pra, ata nuk futen te elita e futbollit botëror. Megjithatë, përfaqësuesja polake ka marrë pesë shumë herë në kompeticionet madhore. Ata kanë një traditë të caktuar në të tilla nivele, ndërsa ne nuk e kemi.

Polonia ka lojtar me një bagazh shumë të madh. Në të tilla ndeshje, ka të bëjë shumë qetësia dhe eksperienca. Ata që e njohin Sylvinhon, do zëvendësojë vetëm ata që do duhet.

Trajneri jonë kur fokusohet tek 11-shja, i gjëmon fortë titullarëve. Mendojë se Sylvinho do e nis ndeshjen kundër Polonisë me po ata lojtarë që jemi mësuar zakonisht”.

Poll

Lexo gjithashtu