Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Cristiano Ronaldo bëhet “mollë sherri” mes Al Nassr dhe Portugalisë, zbulohet arsyeja e fortë

Shkruar nga NEWSPORT
Cristiano Ronaldo bëhet “mollë sherri” mes Al Nassr dhe
Cristiano Ronaldo

Dëmtimi i Cristiano Ronaldos ka shkaktuar një valë tensionesh mes Kombëtares së Portugalisë dhe Al Nassr.Sulmuesi portugez nuk është paraqitur në fushën e lojës që prej 28 shkurtit kur pësoi një dëmtim në kofshë në ndeshjen e fundit të luajtur prej tij ndaj Al-Fayha.

Vetë trajneri i Ronaldos në skuadrën arabe deklaroi pas fitores me Al-Khaleej se 41-vjeçari është ende duke u rikuperuar dhe kthimi i tij në fushë parashikohet vetëm pas pushimit ndërkombëtar.

Një situatë e cila nuk është kapërdirë mirë në Portugali, pasi përpos vlerës që ka portugezi në Kombëtarjen e tij, dëmet janë dhe financiare. Mësohet se federata portugeze rrezikon një humbje të konsiderueshme, pasi të ardhurat në ndeshjet miqësore që Portugalia do t’i luajë përballë Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara kanë rënë në 20 për qind.

Poll

Lexo gjithashtu