Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ FSHF i “fut të dridhurat” Polonisë me goditjet “vrastare”, sulmuesi i Kombëtares “ndez” përballjen

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ FSHF i “fut të dridhurat” Polonisë me goditjet
Çast nga një ndeshje mes Shqipërisë dhe Polonisë

Na ndajnë edhe 9 ditë nga ndeshja e shumëpritur Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën “Play-Off” e Kupës së Botës. Federata Shqiptare e Futbollit në rrjetin social “Instagram”, ka publikuar dy golat e Kombëtares kundër polakëve, e cila përkon me datën 10 shtator të vitit 2023-të, stadiumi “Air Albania”, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”.

Postimi është në dy plan. Në pjesë e sipërme është goli i parë nga Jasir Asani, e majta “vrastare” e shqiptarit, ndërsa në këndin e poshtëm, shfaqet finalizimi i Mirlind Dakut.

Ky i fundit, mbrojti bukur topin në zonë, u kthye “rrufeshëm” dhe “shkundi” portën mike. Anësori Jasir Asani, në “story” ka shpërndarë postimin e FSHF-së në lidhje me sfidën Shqipëri – Poloni të para 3 vitesh, e përfunduar 2 – 0 për kuqezinjtë. Përsa i takon listës, ajo do të publikohet në datën 21 mars, e ku do të “shuhen” dilemat për emrat e grumbulluar.          

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

  

Poll

Lexo gjithashtu