Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Përflitet si zëvendësuesi i Slot, Xabi Alonso vendos “kushtet” për të pranuar drejtimin e Liverpool

Shkruar nga NEWSPORT
Përflitet si zëvendësuesi i Slot, Xabi Alonso vendos
Xabi Alonso

Xabi Alonso është përfolur shpesh për një rikthim në “Anfield Road”. Spanjolli shihet nga drejtuesit e klubit si zëvendësuesi “ideal” i Arne Slot, pasi e ardhmja e hollandezit në krye të “The Red” është në dyshime të forta për të vazhduar ose jo bashkëpunimin, pas përfundimit të këtij sezoni.

Për ish-trajnerin e Real Madrid, ideja për të drejtuar Liverpool mbetet një ëndërr e hershme, pasi kjo skuadër ishte shumë pranë marrëveshjes me të, verën e kaluar, përpara se Alonso të shkonte tek klubi madrilen kur pranoi propozimin e Florentino Perez.

Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar prej asaj kohe dhe 44-vjeçari është gati të marrë “frenat” e skuadrës angleze, por vetëm nëse i plotësohen kushtet në merkaton e verës.

Janë tri emra që mund të “aterojnë” në “Anfield” nëse Alonso do zyrtarizohej si trajneri i ri i Liverpool. Bëhet fjalë për Alessandro Bastonin, Adam Wharton dhe Bradley Barcola. Marrëveshje të vështira për t’u arritur, teksa drejtuesit duhet të marrin një vendim, nëse duan vërtetë të emërojnë teknikun spanjoll, momentalisht ende të papunë.

Poll

Lexo gjithashtu