Kombëtarja shqiptare
Teksa na ndajnë edhe 13 ditë nga ndeshja Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën “Play-Off” të Botërorit 2026-të, “ethet” e këtij ballafaqimi kanë filluar të ndihen.
Përmes postimit në rrjetin social “Instagram”, faqja zyrtare e FSHF-së, ka shpërndarë një foto nga stadiumi “PGE Narodoëy”, aty ku do të mbahet sfida, ndërsa nuk mungojnë efektet e veçanta.
Meqënëse Kombëtarja vjen në këtë ballafaqim në pozitën e miqëve, është vendosur eleminti i rrufesë dhe qiellit të trazuar, ndërsa një shqiponjë ndodhet duke fluturuar mbi stadiumin e mësipërm.
Nëse Shqipëria arrin të mposht Poloninë, do të luaj finalen e madhe për një biletë në Kupën e Botës me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.
View this post on Instagram
Poll
