Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shqipëria gjen HAJMALINË përpara sfidës me Poloninë, ja me çfarë "mburren" kuqezinjtë në finalen vendimtare (HISTORIA)

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria gjen HAJMALINË përpara sfidës me Poloninë, ja
Poloni - Shqipëri

Sfida përballë Polonisë, e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës 2026, është e një rëndësie "jetike" për Shqipërinë, pasi Kombëtarja jonë e sheh ëndrrën "amerikane" vetëm dy hapa larg.

Në këtë duel vendimtar, kuqezinjtë e Sylvinhos do të luajnë me fanellat e zeza, ngjyra të cilat kanë "ndjellur" suksese historike për Shqipërinë në kualifikueset e viteve të fundit.

Gjithçka nisi me fitoren 3-0 përballë Armenisë, eleminatoret e para që na dërguan drejt Europianit të 2016-tës. Më pas, djemtë e Kombëtares fituan minimalisht 1-0 përballë Rumanisë në ndeshjen e tretë të këtij Europiani, me të njëjtën fanellë të veshur. 

Vite më vonë, më saktësisht 2025, Shqipëria fitoi një tjetër "finale" 1-0 ndaj Moldavisë në transfertë, këtë herë me trajner Sylvinhon, çfarë i solli dhe kualifikimin e dytë historik në Euro 2025.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme mbetet fitorja 1-0 në Andorrë, e cila i katapultoi në play-offin e Kupës së Botës, aty ku Shqipëria u shortua me Poloninë për një vend në Botërorin e 2026-tës që mbahet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada. 

E njëjta fanellë, e njëjta ngjyrë dhe arritje të rëndësishme për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Kushedi, përballë Polonisë mund të përsëritet e njëjta gjë, pasi skuadra e Sylvinhos do të paraqitet, për koiçidencë, me fanellat e zeza. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gentjan Alinani (@gentjan_alinani)

Poll

Lexo gjithashtu