Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Në Poloni nuk fitohet nga individët, por grup”, ish-trajneri i Kombëtares zbulon “recetën” për të mposhtur rivalin: Të luajmë sikurse bëmë në Serbi  

Shkruar nga NEWSPORT
“Në Poloni nuk fitohet nga individët, por grup”,
Poloni - Shqipëri

Ish-trajneri i Kombëtares U-21 Redi Jupi, pjesë e zakonshme e panelit në emisionin “Procesi Sportiv”, ka shpjeguar strategjinë se si mund t’ia dalim në Varshavë kundër Polonisë, “Play-Off” i Kupës së Botës:

“Ne nuk i kemi fituar ndeshjet nga individët, përveç rasteve kundër Hungarisë me golat e Armando Brojës. Sulmuesi Broja nuk e ka më formën për të bërë diçka të tillë. Neve në ndeshjet me Hungarinë, kemi bërë 0 volum për të shënuar gola.

Në ndeshjen me Poloninë, Çekinë, apo me Moldavinë, i kemi mbajtur në gjysmëfushën e tyre. Ekipi i dha mundësi individitit që të shprehej.

Më 26 mars kundër Polonisë, ne nuk e fitojmë dot nga individi. Nëse fitojmë, kjo do ndodh si grup. Shumë e rëndësishme që ekipi të ketë frymën dhe idenë e duhur. Të luajmë ashtu siç bëmë me Serbinë”.

Poll

Lexo gjithashtu