Kombëtarja e Gjermanisë ka bërë publike listën me emrat që do të ftohen për ndeshjet miqësore me Zvicrën dhe Ganën.
Pjesë e kësaj liste të përzgjedhur nga Julian Nagelsmann, bien në sy dy lojtarët e rinj të Bayern Munich, të cilët kanë shansin e artë të veshin për herë të parë fanellën e kombëtares gjermane Jonas Urbig dhe Lennart Lart.
Paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundit kanë bindur trajnerin që t’i zgjasë ftesën për t’i provuar në këto dy miqësore dhe në rast se ia dalin, mund të fitojnë dhe një "ftesë" për Kupën e Botës.
Sulmuesi Karl tregoi aftësitë e tij dhe se sa vlen në përballjen e fundit në Champions përballë Atalantës në shtëpi, në të cilën spikati me 1 gol dhe asist. Në anën tjetër, edhe Urbig i cili mbulon pozicionin e portierit, ka lënë të “harrohet” në njëfarë mënyre emergjenca e bavarezëve sa i përket dëmtimeve të fundit të portierit titullar Neuer dhe rezervës së parë Uireich.
View this post on Instagram
