Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sytë nga Europa, ekipet shqiptare zbresin sot në fushë (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Sytë nga Europa, ekipet shqiptare zbresin sot në fushë (NDESHJET)

Sot, do të luhen ndeshjet e turit të dytë të vlefshme për Conference League. Plot 4 sfida të ekipeve shqiptare që do të tentojnë të bëjnë mrekullinë në këtë fazë të takimeve të Europës. Dhe pse kundërshtarët janë favoritë në letër, futbolli ka treguar gjithmonë se është i paparashikueshëm.

Vllaznia luan në transfertën e vështirë të Qipros. Shkodranët do të përballen kundër AEL Limasolit, ndeshje e planifikuar të luhet në orën 19:00. Fillimisht pati polemika për orarin pasi ishte caktuar ora 16:00, por pas kundërshtimit të Vllaznisë, UEFA zgjodhi ta spostonte 3 orë më vonë.

Po në të njëjtën orë luajnë dhe Teuta me Laçin. Durrsakët presin në shtëpi Inter Escalades. Sfida do të zhvillohet në stadiumin "Niko Dovana" ku pritet një impiant plot me tifozë të "Djemve të Detit". Edhe Laçi i Shpëtim Duros luan në shtëpi. Bardhezinjtë do të luajnë kundër rumunëve të Univ. Craiova.

Po sot do të luajë dhe Partizani në transfertën e vështirë të Zvicrës. Të kuqtë do të përballen me gjigantin e Baselit. Helvetët janë favoritë absolut në këtë takim, mirëpo trajneri Ilir Daja ka premtuar se skuadra e tij do të surprizojë në një sfidë ku do të luhet gjithçka për gjithçka. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, Basel - Partizani starton në orën 20:15.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga