Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Gol për çmimin “Puskas”, ylli i Realit hyn në histori dhe “paralajmëron” rivalët me postimin e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gol për çmimin “Puskas”, ylli i Realit hyn
Arda Guler

Arda Guler mund të quhet tashmë një kandidat potencial për çmimin e “Golit më të mirë të vitit” pasi shënoi të katërtin në sfidën e fituar të Real Madrid përballë Elches me rezultatin e thellë 4-1.

Mesfushori turk u dhuroi tifozëve të pranishëm në “Santiago Bernabeu” një silurë të vërtetë duke goditur saktë në një distancë të konsiderueshme prej 70 metrash. I futur në pjesën e dytë, pasi zëvendësoi Vinicius, Guler nuk ngurroi dhe në minutën e 89-të, gjuajti menjëherë duke lënë të pashpresë portierin Dituro.

Të befasuar mbetën të gjithë të pranishmit në stadium, përfshi këtu dhe trajnerin Alvaro Arbeloa i cili ngriti duart në kokë pas shënimit të këtij goli. Një zgjedhje e goditur kjo e teknikut spanjoll që ka besuar tek cilësitë e lojtarit që prej ardhjes në stol në muajin janar.

Pas fitores, 21-vjeçari nuk ngurroi të “paralajmërojë” dhe rivalët në rrjetin e tij social Instagram, duke shkruar: Mos e provoni këtë në shtëpi. Mesazh i koduar nga talenti turk i cili “krenohet” me një arritje të paprekur më parë në historinë e La Liga-s.

Goli i Arda Guler (Real Madrid 4-1 Elche)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arda Güler (@ardaguler)

 

 

Poll

Lexo gjithashtu