Carlo Ancelotti e la Neymar JR jashtë listës së Brazilit, për miqësoret përballë Francës dhe Kroacisë, që do të luhen më 26 mars dhe 1 prill. Dy duele të rëndësishme, duke marrë shkas që jemi në prag Botërori.
Por lënia jashtë, duke se e ka tronditur jo pak sulmuesin e Santos. Neymar ka reaguar së fundmi për “MadHouseTV”, duke shprehur qartë zhgënjimi dhe trishtimin e tij për këtë vendim të Ancelottit.
“Do ta them këtë sepse nuk mund ta lë të shkojë. Natyrisht, jam i zhgënjyer dhe i trishtuar që nuk jam thirrur. Por fokusi mbetet i njëjtë, ditë pas dite, seancë stërvitore pas seancë stërvitore, ndeshje pas ndeshjeje. Fokusi mbetet. Ne do ta arrijmë qëllimin tonë. Ende kemi thirrjen e fundit dhe ëndrra mbetet gjallë”, tha Neymar për MadHouseTV.

