Rafael Leao dhe klubi i Milan po përjetojnë një distancim që nuk është parë kurrë në marrëdhënien e tyre. Sjellja e portugezit pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Lazio ka irrituar stafin drejtues, përfshirë edhe Igli Taren, duke nxitur diskutime mbi mundësinë e shitjes së tij.
Nëse vjen një ofertë e duhur, Milan nuk do të ngurrojë ta shesë yllin portugez, edhe pse klauzola e largimit prej 170 milionë eurosh e bën këtë sfidë të vështirë. Për momentin, situata e tij sportive me 9 gola dhe 2 asiste në Serie A si edhe sjellja e papërshtatshme kanë ulur ndikimin e tij si lojtar “i paprekshëm”.
Klubi gjendet në pozita komode për të negociuar me skuadra nga Premier League apo nga Arabia Saudite, duke shfrytëzuar interesin e lartë për një lojtar me potencial të madh. Për Milanin, "situata Leao" ka kaluar tashmë në një dilemë strategjike midis negociatave dhe ruajtjes së stabilitetit në ekip.



