Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

PLAS TE DINAMO! Tifozët me REAGIM publik për gjendjen e ekipit: Ilir Daja ka dështuar, të ketë Vora më shumë tifozë...

Shkruar nga NEWSPORT
PLAS TE DINAMO! Tifozët me REAGIM publik për gjendjen e ekipit: Ilir
Skuadra e Dinamos dhe Ilir Daja

Dinamo mori një humbje që dhemb përballë Teutës në “Air Albania”, me shifrat 0-1. Kështu, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja sheh me “dylbi” vendin e katërt, pasi Partizani tashmë është shkëputur me 4 pikë.

Një situatë e tillë, për një klub që ka investuar për të luftuar për titullin kampion, ka sjëllë reagim të ashpër nga tifozët dinamovitë. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, këta të fundit kërkojnë largimin e drejtuesve, por jo vetëm.

Tifozët në fjalë kërkojnë edhe largimin e trajnerit Ilir Daja, duke e quajtur dështak, së bashku me ekipin, stafin dhe presidencën. Nuk mungon as ironia, duke dështim është edhe fakti që Vora ka më shumë tifozë se Dinamo.

REAGIMI I PLOTË:

IKNI NGA DINAMO! Kjo Dinamo City ka dështuar ashtu si projekti i portit të Durrësit. Një ekip që duhet të ishte në krye të tabelës tashmë është jashtë cdo objektivi. Sezoni nisi me synimin për të fituar titullin dhe tashmë ekipi është jashtë objektivit. Ka dështuar ekipi, ka dështuar trajneri, ka dështuar drejtori, ka dështuar presidenca. Projekti i bujshëm "Dinamo City" është një dështim sepse nuk ka asnjë binjakëzim me Manchester City por vetëm keqpërdorje e emrit të Dinamos. Nëse kjo presidencë pas kaq vitesh di vetëm të ndryshojë emra e stema dhe jo të ndërtojë ekip kampion fare mirë mund të largohet dhe të afrohen investitorë të aftë për ta nxjerrë ekipin kampion, të aftë për të afruar tifozët, të ketë Vora më shumë tifozë se Dinamo është tjetër dështim i drejtuesve të paaftë për ti kthyer tifozët në stadium dhe për të krijuar frymë. Tek Dinamo larguan Hekuran Berishën i cili deri tani ka shënuar 4 gola me Dukagjinin dhe vuajnë për shënues. Nuk ju shpëton Kupa, Pranoni dështimin, jepni dorëheqjen dhe Dinamos ti kthehet emri dhe identiteti. DINAMO TIRANA 1950

PLAS TE DINAMO! Tifozët me REAGIM publik për gjendjen e ekipit: Ilir
REAGIMI I TIFOZËVE TË DINAMOS

 

Poll

Lexo gjithashtu