Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Aksident me biçikletë, portieri i kryeqytetasve rrezikon të mbyllë sezonin

Shkruar nga NEWSPORT
Aksident me biçikletë, portieri i kryeqytetasve rrezikon të
Edmir Sali një sezon më parë, Dinamo - Partizani

Dinamo mori një humbje që dhemb përballë Teutës në “Air Albania”, me shifrat 0-1. Kështu, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja sheh me “dylbi” vendin e katërt, pasi Partizani tashmë është shkëputur me 4 pikë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, problem për dinamovitët është bërë edhe portieri i dytë, Edmir Sali. Ky i fundit është përfshirë në një aksident me biçikletë, duke dëmtuar rëndë shpatullën.

Kështu, Sali rrezikon të mbyllë sezonin, për shkak se mund t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjes kirurgjikale. Kujtojmë se këtë sezon, ai s’ka marrë asnjë minutë me Dinamon, pasi Aldo Teqja ka qenë titullar absolut.

Poll

Lexo gjithashtu