Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I verdhi që la jashtë Oltijon Kërnajën! Aksioni i Vorës në pozicion jashtë loje, goditja e këndit të golit çoroditi trajnerin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
I verdhi që la jashtë Oltijon Kërnajën! Aksioni i Vorës
Foto ilustruese: Oltijon Kërnaja - Rasti i aksionit të Vorës

Partizani i dha fund ecurisë pozitive në kampionat, pasi të dielën barazoi 2-2 në transfertë me Vorën. Një barazim me pasoja, pasi trajneri Oltijon Kërnaja u ndëshkua me karton të verdhë, duke plotësuar numrin për të munguar një ndeshje.

Por, ajo çka solli irritimin e Kërnajës në momentin e kartonit të verdhë ngre shumë polemika. Ai karton erdhi në momentin e aksionit të Vorës, kur këta të fundit fituan një goditje nga këndi. Pikërisht nga ajo goditje këndi erdhi goli i parë për vorakët.

I verdhi që la jashtë Oltijon Kërnajën! Aksioni i Vorës
Aksioni i Vorës në pozicion jashtë loje

Një pozicion i dyshimtë për "offside" i lojtarit të Vorës në momentin e aksionit çoroditi trajnerin e të kuqve. Mirëpo, momenti u kalua, teksa i vetmi që e pësoi ishte Kërnaja, i cili nuk do të jetë në pankinë në duelin e radhës, atë përballë Teutës.

Poll

Lexo gjithashtu