Kombëtarja shqiptare
Nedim Bajrami mungoi në listën e Rangers për ndeshjen e radhës, duke mos u përfshirë as në stol. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, konsiderohet një nga lojtarët më të besuar të trajnerit Sylvinho.
Për momentin nuk është raportuar për ndonjë dëmtim të lojtarit, ndërsa mungesa e tij ka ngritur pikëpyetje për një përjashtim nga trajneri i Rangers, Danny Rohl. Ndeshja e fundit ku ai mori minuta ishte përballja ndaj Celtic në Kupën e Skocisë.
Në atë sfidë, Bajrami u përfshi edhe në një përplasje në tunelin e stadiumit pas ndeshjes.
Megjithatë, ky nuk është rasti i parë që mesfushori mbetet jashtë listës, pasi ky sezon ka qenë ndër më të vështirët në karrierën e tij për sa i përket minutave në fushë.
Poll

