Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gazetari “PLAS BOMBËN” për klubin e Superiores: Ka shpenzuar 1.5 milionë euro dhe i ka thënë trajnerit ‘mos dil në Evropë’

Shkruar nga NEWSPORT
Gazetari “PLAS BOMBËN” për klubin e Superiores: Ka
Erion Todhe

I ftuar në emisionin “MegaSport” në A2CNN, gazetari sportiv Erion Todhe ka bërë një deklaratë të fortë. Sipas tij, një trajnerit në Superioren tonë i është thënë që të mos kapë katërshen në renditje, pavarësisht se klubi ka shpenzuar 1.5 milionë euro.

Ndër të tjera, Todhe ka theksuar se trajneri nuk e ka plotësuar “ultimatumin” e dhënë nga drejtuesit, teksa më vonë është detyruar që të ndajë rrugët me klubin. Por emrin e këtij të fundit dhe as të trajnerit gazetar s'e ka treguar. 

“Në Superligën shqiptare janë hedhur nga 1.5 milionë euro dhe i është thënë trajnerit ‘nuk ka problem mos dil as në Evropë, nuk prish punë’ e di edhe këtë? Është trajner me shumë emër, trajner që ka dalë kampion.

Trajneri nuk e ka plotësuar këtë kusht dhe ka dhënë dorëheqjen, ose më saktë e kanë dorëhequr. Nuk ka problem i kanë thënë, edhe mos të dalin në Evropë. Klubet investojnë, të gjitha. Që në fillim thonë që fanella është e rëndë, kemi objektiva”, tha Erion Todhe.

Poll

Lexo gjithashtu