Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Stafi dhe 80% e lojtarëve qendrojnë", Presidenti i Egnatias tregon objektivat në Superligë: Synojmë 4 vendet e para

Shkruar nga NEWSPORT
"Stafi dhe 80% e lojtarëve qendrojnë", Presidenti i Egnatias

Egnatia fitoi titullin e Kategorisë së Parë duke mposhtur në finale Dinamon 1-0. Ka mjaftuar një gol I shënuar nga Shtubina në minutat shtesë që i dha trofeun skuadrës rrogozhinase. Në fund të sfidës për RTSH Sport, presidenti i Egnatias, Agim Demrozi u shpreh:

"Emocion shumë I madh që kemi fituar titullin. Projekti ka nisur me ish-kryetarin e ndjerë Memolla dhe dy bashkëpuntorët e mi italianë. Deri tani ka bërë një punë shumë të mirë si me moshat e skuadrën e parë e gjithashtu edhe me stadiumin. Shpresojmë me trofe edhe në Superligë.

Superliga? "Kemi menduar dhe stafi nuk do të ndryshojë. Gjithashtu do të jenë 80% e skuadrës edhe me disa afrime të tjera. Ne synojmë që në Superligë të arrijmë në 4 vendet e para edhe pse e di që duket e vështirë, por ne kemi këtë objektiv".

Poll

Lexo gjithashtu