Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“I kërkoj falje FSHF-së dhe presidentit Xhaferi!” Edi Martini nuk bën prapa: Sa të jetë Hygerta Sako, unë...

Shkruar nga NEWSPORT
“I kërkoj falje FSHF-së dhe presidentit Xhaferi!” Edi
Edi Martini - Hygerta Sako

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini nuk u prononcuar për RTSH-në pas barazimit 1-1 ndaj Dinamos në Kupë, për shkak të përplasjes me moderatoren Hygerta Sako. 

Në një prononcim të dhënë për median “ShkodraSport”, tekniku shkodran i ka kërkuar falje FSHF-së dhe presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferit. Megjithatë, ai thekson se derisa në emision të jetë Hygerta Sako, ai nuk do të prononcohet më pas ndeshjeve.  

“Nuk mundet një prezantuese me lekët që i paguaj unë televizionit publik, aq më tepër një televizion publik, që mund të tallet me një njeri me ngjyrë, mund t’i thotë një arbitri aty që vendos syze. Një tjetri i jep këshilla mos ço mesazhe, një tjetri i thotë shikoje a është penallti apo jo. Dhe arrin kulmi, që mua më thotë i paedukatë.

Nuk ka shanse ajo të më thotë i paedukatë. Jo ajo, por askush. Dhe sa të jetë ajo në drejtim të atij emisioni, do bojkotoj gjithmonë. I kërkoj falje Federatës Shqiptare të Futbollit, i kërkoj falje presidentit Xhaferi, por në drejtimin e një gazetareje të tillë unë nuk prononcohem më”, është shprehur Martini.

Poll

Lexo gjithashtu