Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Zgjedhjet për President në UEFA, FSHF mbështet Aleksander Ceferin

Shkruar nga NEWSPORT
Zgjedhjet për President në UEFA, FSHF mbështet Aleksander Ceferin
Armand Duka dhe Aleksander Ceferin

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar sot, shqyrtoi dhe miratoi unanimisht propozimin e Presidentit Armand Duka lidhur me kandidaturën që FSHF do të mbështesë për postin e Presidentit të UEFA-s.

Ky vendim vjen si shprehje e vlerësimit maksimal për lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Ceferin në zhvillimin e futbollit europian gjatë viteve të fundit.

FSHF beson se vazhdimësia e drejtimit të UEFA-s nga Aleksander Ceferin do të garantojë stabilitet, progres dhe mbështetje të mëtejshme për të gjitha federatat anëtare.

Kongresi i 51-të i UEFA-s, ku do të zhvillohen zgjedhjet për Presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të mbahet më 22 prill 2027 në Astana, Kazakistan.

Poll

Lexo gjithashtu