Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pashkët Ortodokse, presidenti Armand Duka urim besimtarëve nga Kisha e Leusës: Kjo festë sjell paqe, shëndet dhe gëzim në çdo familje

Shkruar nga NEWSPORT
Pashkët Ortodokse, presidenti Armand Duka urim besimtarëve nga Kisha e
Armand Duka

Nga Kisha e Leusës në Përmet, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar besimtarët për Pashkët, teksa shfaqet me bashkëshorten e tij dhe At Ilian.

Në një postim të shpërndarë në rrjetin e tij social në Facebook, Duka shkruan për kishën duke i veshur vlerat e çmuara shpirtërore dhe historike.

Në fund, kreu i federatës u drejtohet besimtarëve me lutje që kjo ditë të sjellë paqe, shëndet dhe gëzim në çdo familje.

POSTIMI I PLOTË

"Sot nga Kisha e Leusës, Përmet, një kishë rreth 400-vjeçare me vlera të çmuara shpirtërore dhe historike, së bashku me At Ilian, i uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë Gëzuar Pashkët!
Kjo ditë e shenjtë dhe e bekuar sjelltë paqe, shëndet e gëzim në çdo familje."

 

Poll

Lexo gjithashtu