Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka qenë pjesë e një takimi të rëndësishëm, së bashku me ministrin e Kulturës, Sportit dhe Inovacionit, Blendi Gonxhen, ku të dy kanë pritur dy ish lojtarët e Interit si Walter Samuel dhe Francesco Toldo të cilët kanë bërë histori me këtë skuadër në vitet e arta si dhe djemtë e fanclubit zikaltër në Shqipëri.
Në një postim të bërë në Instagram, Gonxhja u shpreh falenderues për sjelljen e ikonave të Interit, duke shtuar se dyshja karakterizohej nga thjeshtësia, respekti dhe pasioni.
Në fokus të këtij diskutimi u përfol për krijimin e kushteve për të bërë të mundur realizimin e një miqësoreje “luksi” ku legjendat e Shqipërisë të luajnë në fushë përballë atyre të Inter. Krahas kësaj, Duka së bashku me aktorët protagonistë u ndalën edhe tek promovimi i futbollit shqiptar si dhe fuqizimin e lëvizjes sportive dhe edukimit që në vegjëli, nismë që do të ndërmerret veçanërisht nga FSHF dhe qeveria shqiptare.
View this post on Instagram
