Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dhuruan spektakël në derbi, tifozët e Tiranës thirrje gjithë familjes bardheblu: Të shtunën në Durrës për pikët jetike (DETAJET E UDHËTIMIT)

Shkruar nga NEWSPORT
Dhuruan spektakël në derbi, tifozët e Tiranës thirrje
Tifo-grupi “Tirona Fanatics”

Fitorja në derbi duket se i ka karikuar maksimalisht tifozët e Tiranës që bëhen gati për transfertën e radhës kundër Teutës. Tifo-grupi “Tirona Fanatics”, përmes një postimi në rrjetet sociale, fton të gjithë mbështetësit bardheblu për të qenë të shumtë kundër durrsakëve.

Një ndeshje për “jetë a vdekje” që mund të vendosë shumë për fatet e të dy ekipeve. Aktualisht edhe “Djemtë e Detit” kanë nevojë për pike, për të mos rrezikuar një fund dramatik në këtë sezon të Superiores.

E megjithatë, gjithçka do ta vendosë java e 34-të, me ekipet që zbresin në fushë prej orës 16:00. Në postimin e bërë në faqen zyrtare në “Facebook”, tifozët e Tiranës shkruanin:

“Te shtunn ne 16:00 e rradhes ne durres kunder teutes!

Te gjitha rruget cojne ne ‘Niko Dovana’!

Nuk ka pune, shkolle e as angazhime, te shtunen lu TIRONA!

Nisja e organizuar nga stadiumi ne oren 14:00!

Shkojme, bashke masivisht per 3 piket e rradhes!

Mbeshtetja eshte jetike ashtu si rendesia e ndeshjeve te mbetura te sezonit.

Fanatics do te jene aty si gjithmone, ne diell e ne shi, ne kohe te bukura a te veshtira vetem per emrin e modh te TIRONES!”

Poll

Lexo gjithashtu