Qeveria ka miratuar së fundmi vendimin për zhvillimin e punimeve te stadiumi “Selman Stërmasi”, për të cilin Këshilli i Ministrave është dakordësuar së fundmi për rijetëzimin e tij.
Referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave të miratuar së fundmi, pritet që te stadiumi të kryhen ndërhyrje.
Deri më tani nuk janë zbuluar detaje për punimet që do të bëhen te stadiumi. Pritet që ndërhyrjet të zbulohen në vijm.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.71/2019, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”, dhe në zbatim të shkronjës “b”, të pikës 1, të kreut II, të vendimit nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
"1. Në vendimin nr.769, datë 13.12.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për transferimin te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i stadiumit ‘Selman Stërmasi’, Tiranë””, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në pikën 2 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
i. Pas fjalëve “… për të vepruar si zhvillues …” shtohen “… nëpërmjet instrumentit ligjor të sipërmarrjes …”;
ii. Fjalët “… vendimeve nr.95, datë 9.9.2024 dhe nr.112, datë 8.10.2024 …” zëvendësohen me “… vendimeve nr.95, datë 9.9.2024, nr.112, datë 8.10.2024 dhe nr.36, datë 30.3.2026 …” thuhet në VKM e miratuar së fundmi.
