Elbasani - Vllaznia dhe Lorenc Jemini
Ish-arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini, pjesë e zakonshme e panelit në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ka ndryshuar “indentitet” në këndvështrimin e dhënë për ndeshjen Elbasani – Vllaznia. Jemini ka mbajtur profil specialisti në analizë, sesa në “kornizën” e moviolës:
“Doja të thoja një fjali për ndeshjen Elbasani – Vllaznia. Deri në minutën e 20-të, ekipi shkodran mund të kishte shënuar 3 gola. Çudi e madhe. Ata kishin 3 raste të pastra.
Elbasani bëri vetëm 1 gol, në të cilin nuk ishte as rast. Rasti u krijua nga pakujdesia e mbrojtësit të Vllaznisë, i cili doli huq. Fat i madh”.
Poll
