Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Shpërblim deri në 230%”, ministri Blendi Gonxhja jep lajmin e madh për sportistët shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
“Shpërblim deri në 230%”, ministri Blendi Gonxhja jep
Blendi Gonxhja

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, ka dalë në një deklaratë për media, pas mbledhjes së qeverisë, duke prezantuar paketën e re për sportin në vendin e tonë, sikurse shpërblimet:

“Doja të ndaja vendime që propozohen dhe vijnë në qeveri me propozimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Ky vendim rrit ndjeshëm mbështetjen për sportistët elitar dhe trajnerët e tyre. Një vendim që garaton një skemë më të drejtë për shpërblimet për në sportet me disa disiplina. Do të ketë efekt nga muaj prill i 2026.

Rritet me 43% trajtimi ushqimor ditore për sportistët elitar. Një shembull i qartë, mbështetja ishte 3.500 lekë në ditë dhe shkon në 5.000 lekë të reja mbështetja në ditë.

Pra, ofrojmë një mbështetje më të madhe, garantojmë një skemë më të drejtë për të pasur një rritje të dinjitetit të sportit, për të pasur një promovim të imazhit ndërkombëtar, sikurse për të movituar gjithmonë e më shumë sportistë të bëhen elitar dhe të luftojnë për rekorde e rezultate të larta.

Rritje deri në 65% për stile të veçanta, rritje deri në 100% për rezultatin përfundimtar. Në total, shpërblimi mund të shkojë nëse del me rezultat më të larta, sipas skemës së vendimit deri në 230% si shpërblim.

Ka një rritje 200% ose trefishim për disa kategori rezultatesh në kampionate evropiane, ka një rritje mesatare nga 50% deri në 100% në përgjithësi për të gjitha rezulatet e tjera.

Ka një rritje në 100% ose dyfishim për kategori lojërash Olimpike dhe kampionate Botërore. Ka rritje edhe për garat Mesdhetare dhe ato Ballkanike. Kjo paket do të jetë në zbatim duke filluar nga muaj prill”.    

 

Poll

Lexo gjithashtu