Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Legjenda e Liverpool gati të “transformojë” Armando Brojën te Burnley, përgatitet lëvizja befasuese te ekipi anglez

Shkruar nga NEWSPORT
Legjenda e Liverpool gati të “transformojë” Armando
Xabi Alonso, Steven Gerrard dhe Armando Broja

Ndërsa kanë mbetur edhe 4 javë deri në mbyllje të këtij sezoni në Premier League, Burnley e ka “vulosur” matematikisht rënien nga elita e futbollit anglez.

Në një situatë të tillë, drejtuesit e Burnley kanë vendosur në krye të listës për pasuesin e trajnerit Scott Parker, legjendën e Liverpool Steven Gerrard (The Herald).

Ish-kapiteni i “Reds”, prej janarit të vitit 2025-të, është pa ekip, pas aventurës te skuadra e Al-Etiffaq në Arabinë Saudite. Bordi kërkon reform të thellë për të ndryshuar shumëçka dhe Gerrard e ka treguar se ka eksperiencën e duhur për t’i ngjitur sërish në Premier League.

45-vjeçari njihet për raportin e ngushtë me lojtarët dhe nëse emërohet, mund të konsderohet shansi i “artë” që Broja të ndryshojë “marsh” dhe t’i jepen hapësira për të bërë protagonistin në ekip, ndryshe nga sa ka ndodhur me trajnerin Parker.

Në edicionin 2026-2027, Burnley do të luaj në Championship, sikurse edhe sulmuesi shqiptar, pasi ka kontratë deri në verën e vitit 2030-të.   

Poll

Lexo gjithashtu