Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Armand Duka fton Samir Manen: Ti di si mund të fitosh në Superiore!

Shkruar nga NEWSPORT
Armand Duka fton Samir Manen: Ti di si mund të fitosh në Superiore!
Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dalë ditën e sotme para gazetarëve, për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje. Duka ka folur drejtpërdrejt nga ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke u ndalur te një mini-kompeticion me Kosovën, por edhe futjen e biznesmenit të mirënjohur Samir Manes në futbollin shqiptar, si president i një klubi.

Zhvillimin e një Superkupe mes kampiones së Shqipërisë dhe asaj së Kosovës?

Nuk e kemi bërë një gjë të tillë. Ajo që kemi filluar si projekt disa vite më parë, para covid, ishte një Kupë mbarëkombëtare, që kërkon goxha mbështejte. Por të bësh një aktivitet shumë formal sot në futboll, nuk ka interes nëse s’ka benefite sportive apo financiare. Që të ketë stimuj financiarë, duhet të ketë marketing dhe shikueshmëri. Projekti që ne patëm bërë për Kupën mbarëkombëtare, parashikonte të stimulonte financiarisht ekipet e kategorive të tretë në Shqipëri dhe Kosovë. Kishte një faturë financiare, rreth 2 milionë euro në vit, nuk përballohet vetëm nga ne. E kemi çuar në Qeveri, por s’ka pasur përgjigje edhe për shkak të covid. Duhet ta riaktivizojmë. Por aktiviteti mund të mos e arrijë qëllimin.

Në një video në rrjetet sociale, në bisedë me Samir Manen? I thatë që ‘menaxhoni mirë dhe nuk humbisni kurrë’. Klubet e Superiores kanë menaxhim të dobët, është problem?

U kemi ofruar gjithçka klubeve dhe do të vazhdojmë për të përmirësuar menaxhimin. Padyshim që presidentin nuk e trajnojmë, për të gjithë pozicionet e tjera që ka një klub, mjekë, fizioterapistë, marrëdhënie me publikun, specialistë marketingu. Këto kanë sjellë zhvillimin e vet. Nuk kanë realizuar atë pritshmëri maksimale, por duhet ta pranojmë që klubet kanë ndryshuar shumë. Nëse do të kthesh kokën mbrapa, kanë ndryshuar, janë zhvilluar. FSHF këtë bën, përveç se i trajnon brenda dhe jashtë vendit, bën edhe më shumë. Për t’u rikthyer te Samiri, mos më pyet në publik se duhet t’i themi që nuk fiton në futboll. Duhet t’i themi ‘hajde se je menaxher i mirë dhe fiton’, në fakt është i tillë.

Poll

Lexo gjithashtu