Inter do të duhet të presë ende për të festuar dhe zyrtarisht titullin në Serie A, pasi është ndalur në barazim 2-2 në sfidën përballë Torinos në transfertë.
Zikaltërit shënuan me Thuram dhe Bisseck duke shkuar në epërsinë e dy golave deri në minutën e 70-të, kur torinezët reaguan me dy gola të shpejtë përmes Simeones dhe Vlasic (11 metërsh). Në këtë sfidë ishte aktiv përgjatë 90 minutave dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli që bëri një paraqitje relativisht të mirë.
Me këtë rezultat, skuadra e Chivus qëndron në krye të renditjes me 79 pikë, 10 më shumë se ndjekësit më të afërt Napoli, ndërsa Torino shkon në kuotën e 41 pikëve dhe mban vendin e 13-të në tabelë.
Torino 2-2 Inter (Simeone 70', Vlasic 79'/ Thuram 23', Bisseck 61')
GOLAT:
Goli i Thuram (Torino 0-1 Inter)
Goli i Bisseck (Torino 0-2 Inter)
Goli i Simeone (Torino 1-2 Inter)
Goli i Vlasic (Torino 2-2 Inter)
