Juventus dhe Alexander Sorloth kanë arritur një marrëveshje verbale mes tyre, siç raporton gazetari italian Matteo Moretto. Sulmuesi 30-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën me Atletico Madrid, për të nisur një të re në Serie A italiane.
Kështu, “Zonja e Vjetër” i vjedh objektivin e merkatos Milanit. Kujtojmë se klubi kuqezi e donte prej kohësh, por problemet pas shkarkimeve, kaluan merkaton në plan të dytë. Tashmë, Juventus ka nisur bisedimet me klubin madrilen, për të kryer transferimin e norvegjezit.
Kujtojmë që ky i fundit bëri mjaft mirë në sezonin që lamë pas, edhe pse nuk ka qenë një titullar fiks. Alexander Sorloth ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar në një tjetër, duke tërhequr kështu vëmendjen e Juventusit dhe jo vetëm.
View this post on Instagram
