Hakan Calhanoglu
Inter mbetet i pashqetësuar sa i takon zërave që e lidhin Hakan Calhanoglu me Fenerbahcen.
Edhe pse mediat në Turqi e kanë bërë “fakt të kryer” marrëveshjen mes futbollistit dhe kandidatit për president Hakan Safi, nëse ky i fundit i fiton zgjedhjet, një deklaratë e drejtorit sportiv të zikaltërve, Piero Ausilio mund të “frenojë” disi entuzuasmin e tifozëve të këtij klubi.
“Ne duam ta mbajmë Calhanoglun, ai është nën kontratë me ne dhe nuk besoj se këto citime (që vijnë nga Fenerbahce) mund të shkaktojnë ndonjë pasojë”, është shprehur Ausilio.
Poll
