Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Niveli i futbollit shqiptar s’është vetëm në dorë të klubeve”, Armand Duka tregon se si mund të rritet numri i tifozëve në stadiume: Më pak ultras dhe më shumë mbështetës!

Shkruar nga NEWSPORT
“Niveli i futbollit shqiptar s’është vetëm në
Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dalë ditën e sotme para gazetarëve, për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje. Duka ka folur drejtpërdrejt nga ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku është ndalur të flasë edhe për nivelin e futbollit në Shqipëri si dhe mënyrën për të pasur sa më shumë tifozë në shkallët e stadiumit.

Si mund ta rrisim nivelin e futbollit shqiptar, që të kemi më shumë tifozë në shkallët e stadiumit?

“Duhet të kemi organizim më të mirë të klubeve, por kjo nuk është thjeshtë që klubet nuk duan, por mundësitë fiancnaiare te ne janë të kufizuara. Kjo është ligji që diskutuam, që e kanë konkurrentët tanë, por ne jo. Për mua, kjo është një. E dyta, ndryshimi i infrastrukturës në Shqipëri. Infrastruktura sportive në Shqipëri ka mbetur si detyrë e FSHF-së, ndërkohë që nuk është. Me mundësitë e veta mund të bëjë fusha futbolli, por jo aq sa duhen në Shqipëri. Ne kemi sot fushë futbolli për 18 mijë banorë, ndërsa vendet e ngjashme, kanë fusha për 3-4 mijë banorë. Jemi zhvilluar shumë.

Infrastrukturën e kemi të mirë, më të mirë se rajoni. Por nuk kemi numrin e nevojshëm, që do të kishte masivitet dhe kualitet. Këto duhet të bëjmë më mirë. Por ligji i sponsorizimit dhe infrastruktura, duhet vëmendja e pushtetit qendror dhe vendor. FSHF s’mund të bëjë aq fusha futbolli sa i duhen Shqipërisë dhe fëmijëve për të luajtur. Për të mbushur stadiumet, niveli dhe rezultatet janë të rëndësishme. Nuk mendoj që kategoria e pestë në Gjermani është më lart se futbolli në Shqipëri, por janë stadiumet plotë. Duhen kushte më të mira, më pak ultras dhe më shumë mbështetës. Të gjithë bashkë duhet t’i bëjmë këto. Nuk është vetëm niveli ai që sjell spektatorët në shkallët e stadiumit”, tha Duka.  

Poll

Lexo gjithashtu