
Armando Broja
Armando Broja ka hedhur prej javësh tashmë prapa krahëve dëmtimin. Sulmuesi është gati për sprintin final të sezonit, teksa vazhdon me skuadrëne Everton stërvitjet intensive.
Skuadra e 23-vjeçarit do të duelojë me Liverpool në kampionat në mesjavë dhe për këtë ekipi po stërvitet rregullisht. Në seancat stërvitore nuk mungojnë edhe golat spektakolare.
Njëri prej tyre është shënuar nga Broja, i cili edhe në stërvitje tregon gjithë klasin e tij. Një moment që padiskutim ka ngitur “peshë” zemrat e tifozëve, të cilët presin të shikojnë “perlat” e sulnuesit të Kombëtares shqiptare.
Armando with the cheeky dink in training. ???? pic.twitter.com/6faapur1Ca
— Everton (@Everton) March 29, 2025
Poll