Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Besiktas ngre “pjacën” për Ernest Muçin! Zbulohen klubet elitare nga Italia dhe Gjermania që kërkojnë bomberin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Besiktas ngre “pjacën” për Ernest Muçin! Zbulohen
Ernest Muçi

Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi po përjeton ditët e fundit si lojtar i huazuar te Trabzonspor, ndërsa nuk dihete nëse 25-vjeçari do vazhdoj aventurën te Besiktas apo do gjej “strehë” të re për sezonin e ardhshëm.

Ekipi i Trabzonspor e ka shprehur dëshirën për ta blerë kartonin e Muçit, por kuota e kërkuar nga “Shqiponjat” e Stambollit konsiderohet e tepër.

Duke parë rritjen e formës nga ish-sulmuesi i Tiranës, pretendimet e Besiktas kanë kapur tjetër nivel, tashmë ata kërkojnë 12 milionë euro për ta lënë të lirë shqiptarin, sipas asaj që shkruan “sonofeagle1903” në Turqi.

Deri në këtë pikë, kemi të bëjmë vetëm me “majën e aisbergut”. Sipas mediumit në fjalë, janë zbuluar klubet që janë të interesuar nga Evropa për Ernest Muçin, fjala është për Lazion në Itali dhe Stuttgart në Gjermani.

Të dyja janë klube elitare në shtetet përkatëse. Tashmë, “topi” nuk është vetëm në “këmbët” e Muçit, por edhe klubit të Besiktas, oferta më e mirë.    

Besiktas ngre “pjacën” për Ernest Muçin! Zbulohen
Publikimi i "sonofeagle1903" nga Turqia

 

Poll

Lexo gjithashtu