Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ernest Muçin e “tradhtojnë” nervat, ndërhyrje “brutale” kundër Kristjan Asllanit! Tifozët i bëjnë “gjëmën” ish-sulmuesit të Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ernest Muçin e “tradhtojnë” nervat,
Ndërhyrja nga mbrapa e Muçit kundër Asllanit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Besiktas – Trabzonspor me shifra 1 – 1, java e 33-të në Superligën turke. Golat e ndeshjes mbajnë “autorësinë” e Kokcu minuta e 14-të dhe Zubkov pas disa sekondash më vonë.

Në minutën e 22-të, teksa sulmuesi shqiptar Ernest Muçi kishte topin në këmbë, tifozët e Besiktas filluan të vërshëllenin masivisht, tregues se nuk e duan më te ekipi i tyre.

Por rasti më i “zjarrtë”, përkoi me minutën e 37-të, ku ish-sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi i ndërhyri nga mbrapa “egër” mesfushorit të Kombëtares Kristjan Asllani. Edhe pse ata mbetën të shtrirë për disa sekonda, nuk pati dëmtim.  

Vërshëllimat ndaj Muçit  

Ndërhyrja nga mbrapa e Muçit kundër Asllanit

Poll

Lexo gjithashtu