Ndërhyrja "horror" nga Juljan Shehu
Skuadra e Widzew Lodz ka marrë fitore “jetike” për mbijetesën në “Ekstraklasa” të Polonisë, e përfunduar 3 – 1 kundër Lechia Gdansk.
Mefushori i Shqipërisë, Juljan Shehu, u ndëshkua fillimisht në minutën e 82-të, ndërsa vetëm 6 minuta më vonë, ai mori sërish të verdhë, e përkthyer me përjashtimin nga fusha e blertë.
Kartoni i dytë i verdhë për “regjisorin” e Kombëtares erdhi pas ndërhyrjes “horror” ndaj rivalit, goditje direkt me takë në këmbën e lojtarit mik. Pas 32 javësh në elitën e futbollit polak, ekipi i Widzew Lodz mban vendin e 12-të me 39 pikë, 1 më shumë nga rënien një kategori më poshtë.
Poll
