Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Goli i Tedi Carës nuk mjafton, ekipi i ish-kapitenit të Partizanit bie nga kategoria

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Goli i Tedi Carës nuk mjafton, ekipi i ish-kapitenit të
Tedi Cara

Tedi Cara është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Oleksandriya humbi sot në shtëpi përballë Zorya Luhansk. Sfida e vlefshme për javën e 28-të të Premier League ukrainase, përfundoi 1-2.

Ish-sulmuesi i Partizanit shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 77-të të sfidës. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi dhe ekipi ku aktivizohet Cara bie nga kategoria, dy javë para përfundimit të kampionatit.

Në aspektin personal, 26-vjeçari nuk ka bërë keq këtë sezon me 5 gola dhe dy asiste. Ndërsa e ardhmja e tij tashmë është në pikëpyetje edhe pse ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Goli i Tedi Carës

Poll

Lexo gjithashtu