Pas pushimit disa mujor, Klodian Duro është shumë pranë rikthimin në pozitën e trajnerit të futbollit. Këtë lajm e ka dhënë moderatori i emisonit “Dueli Sportiv” në Kosovë, Ndrec Gjonaj.
Ndër të tjera, Gjonaj është shprehur se gjatë kësaj jave do të vijë zyrtarizimi i Duros në një nga klubet e Kosovës, pa dhënë më shumë detaje se ku.
Aventura e fundit profesionale e Duros në pankin ka qenë te Liria e Prizrenit në Ligën e Parë të Kosovës, por që nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në karrierën mbi 10-vjeçare në futboll si trajner, për Klodian Duron suksesi më i madh përkon me drejtimin e Kukësit, aty ku fitoi edhe Kupën e Shqipërisë në sezonin 2015-2016.
Kohët e fundit, protagonisti në fjalë kishte shprehur dëshirë për të marrë “timonin” e Kombëtares, në trajtën e vetëofrimit, madje me vetëbesim se me atë trajner, Shqipëria mund të arrijë në Kupën e Botës.
