Ndikimi i sulmuesit të Shqipërisë, Ernest Muçi në Turqi me ekipin e Trabzonspor është i jashtëzakonshëm në kohë të shkurtër. Në ndeshjen e fundit kundër Besiktas, 25-vjeçari “tërboi” tifozët e “Shqiponjave” të Stambollit, ndërsa dërgoi në “qiellin e shtatë” ata të Trabzonspor me golin e fitores në minutën e 62-të, 2 – 1 për ekipin e Fatih Tekke.
Në një video të radhës në rrjetet sociale, një tifoz i Trabzonspor “shpërthen” në festë nga finalizimi i Muçit në “tempullin” e Besiktas. Jo vetëm kaq, ai u ngrit në këmbë dhe filloj të festojë me shqiponjën dykrenare, simbol identifikues i Shqipërisë.
Në bazë të asaj që na ka “servirur” historia, vështirë se mund të mendohej që tifozët e flaktë në Turqi do të krijonin kaq shumë afeksion ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, e ku “meseleja” i atribuohet “magjistarit” Ernest Muçi.
View this post on Instagram
