Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ernest Muçi “mes dy zjarreve”, takimi mes presidentëve ndan “shapin nga sheqeri” për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Ernest Muçi “mes dy zjarreve”, takimi mes presidentëve
Ernest Muçi

E ardhmja e Ernest Muçit do të përcaktohet pas ndeshjes që Trabzonspor do të luajë përballë Besiktasit në transfertë.

Kështu ka njoftuar gazetari Efecan Oztan për kanalin televiziv "Canli Yayin", ku shprehet se dy presidentët e klubeve do të kenë një takim “kokë më kokë” për të kuptuar se çfarë drejtimi do t’i japin kësaj tratative, pasi data 10 maj po afron dhe sulmuesi shqiptar është në pritje të “sinjalit” se ku do ta fokusojë të ardhmen e tij.

Kartoni i Muçit vlen 8.5 milionë euro. Drejtuesit e klubit nga Trabzoni janë përpjekur që të ulin kërkesën, por kanë marrë përgjigje negative, duke mbetur tek të njëjtat shifrat.

Gjithçka i mbetet verdiktit që do të sjellë pikërisht kjo përplasje mes shqiptarësh, ku do të dalë dhe “tymi i bardhë” i një prej çështjeve më të komentuara në mediat turke.

 

Poll

Lexo gjithashtu