Baton Zabërgja bashkë me shokët e tij të skuadrës te Metalist në Ukrainë
Metalist 1925 është duke fituar me rezultatin 1-0 përballë Karpaty, për meritë të Baton Zabërgjas. Sulmuesi shqiptar i cili aktivizohet me këtë skuadër në kampionatin ukrainas ka shënuar një gol fantastik me të majtën, duke lënë të pashpresë portierin e miqve Domchak.
Ishte minuta e 41-të e pjesës së parë dhe gjatë një aksioni në portën e Karpatyt, Zabërgja nuk u mendua dy herë duke "shënjestruar" saktë cepin e portës, duke i dhënë të tijëve avantazhin.
Ajo çfarë bie në sy është dhe festa e ish-it të Dinamos, i cili bëri shqiponjën me duar duke ndarë këtë moment të veçantë me shokët e tij të skuadrës, të cilët po ashtu e shoqëruan duke bërë të njëjtën gjë sikurse sulmuesi.
Goli i Baton Zabërgjas
Poll
