Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Sezon fantastik”, Armand Duka uron Berat Gjimshitin për kualifikimin në finalen e Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
“Sezon fantastik”, Armand Duka uron Berat Gjimshitin për
Berat Gjimshiti - Atalanta

Berat Gjimshitit me Atalantën e tij do të ketë mundësinë të fitorjnë trofeun e Europa League. Në fakt mbrojtësi shqiptar dhe skuadra italiane janë vetëm 90 minuta larg këtij trofeu, teksa mbrëmjen e e djeshme siguruan edhe kalimin në finale, pasi triumfuan 3-0 ndaj Marseille në shtëpi.

Një sukses historik për bergamaskët, të cilët vazhdojnë rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion. Si çdo ndeshje tjetër, kapiteni i kombëtares shqiptare ishte lider në fushën e lojës, duke qenë i pakalueshëm në prapavijë.

Presidenti i FSHF-së ka uruar Gjimshitin për këtë arritje fantastike, ndërsa u uron atyre që në fund ta mbyllin me trofe këtë rrugëtim të tyre.

“Berat Gjimshiti, urime për kualifikimin historik me Atalantën në finalen e UEFA Europa League!

Një sezon fantastik, që uroj të mbyllet me trofe për ju!

Urime!”, ka shkruar kreu i FSHF-së.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga