Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Thomas Strakosha i krahasoi me Francën dhe Spanjën, polakët mbeten të SHTANGUR nga portieri i Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Thomas Strakosha i krahasoi me Francën dhe Spanjën, polakët
Thomas Strakosha

Në Poloni të gjithë kanë mbetur të befasuar me deklaratat e portierit Thomas Strakosha, të bëra lidhur me ndeshjen që Kombëtarja shqiptare do ta luajë në Varshavë këtë mbrëmje.

Gardiani i portës shqiptare u shpreh se një sfidë e tillë duhet trajtuar me seriozitet, duke vlerësuar potencialin e kundërshtarit që kanë përballë. Madje, Strakosha shkoi deri në atë pikë sa t'i krahasonte polakët me kombëtare të nivelit të lartë si Franca, Italia dhe Spanja. 

"Sipas mendimit tim, Polonia është një nga skuadrat më të mira të divizionit të dytë. Nuk mbeten shumë pas emrave si Franca, Italia dhe Spanja", tha fillimisht portieri.

Lojtari i AEK-ut në Athinë nuk la pa përmendur dhe një aset shumë të çmuar tek skuadra kombëtare, siç është dhe Armando Broja. Sipas tij, nëse shkodrani merr minuta të vlefshme dhe aktivizohet rregullisht, mund të bëhet i papërmbajtshëm. 

"Në anën tjetër ne jemi me fat që kemi një sulmues me cilësi të jashtëzakonshme si Armando Broja. Nëse luan rregullisht , rreth 30-40 ndeshje për sezon, mund të kapërcejë nivele shumë më të larta", përmbylli 31-vjeçari. 

Poll

Lexo gjithashtu