Kombëtarja
Mbrojtësi i djathtë Elseid Hysaj, ishte ndër më të mirët kundër Polonisë në Varshavë (nota 7.2 sipas “SofaScore”), ndonëse Shqipëria u “dorëzua pa kushte”, e humbur 1 – 2.
32-vjeçari me “petkun” e “rekordmenit” te Kombëtarja për numër prezencash (96), ka reaguar në rrjetet sociale pas disfatës dhe eliminimit karshi Polonisë.
“Ëndrra ndaloi, por jo dashuria për këtë komb, për këta tifozë, për këtë fanelë…!” shkruan Hysaj. Në postimin e mbrojtësit të djathtë komentoi edhe sulmuesi Ernest Muçi, saktësisht me emojin e zemrës.
Postimi i Hysajt
Poll
