Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Konsiderohen dy nga portierët më të mëdhenj të historisë futbollistike, legjenda e Italisë i “marrosur” pas Neuer: Mund të luaj edhe 5 vite të tjera

Shkruar nga NEWSPORT
Konsiderohen dy nga portierët më të mëdhenj të
Manuel Neuer

Legjenda e Juventusit dhe Italisë Gianluigi Buffon, ka folur së fundmi për revistën e klubit të Bayern Munich, ndërsa “sebepi” ishte ditëlindja e 40-të e portierit Manuel Neuer.

Buffon kujton “bëmat” që kishte dëgjuar për “gardianin” gjerman, në atë periudhë Neuer luante ende për Schalken. Po ashtu, 48-vjeçari tregon edhe për rivalitetin në katërkëndësh në sfidat Juventus – Bayern Munich apo Itali – Gjermani:     

“E kam vënë re për herë të parë në 2011, kur luante me Schalke 04 në San Siro. Kishte fizik shumë të mirë, prezencë imponuese dhe dukej super i motivuar, pak a shumë si unë në fillimet e mia te Parma.

Më pëlqente shumë qasja e tij, kishte fiks atë që duhet: energji pa fund dhe vetëbesim, ndonjëherë në kufijtë e euforisë kur dilte nga zona, por kjo është pjesë e rinisë. Për herë të parë u përballa me të më vonë në një miqësore mes Gjermanisë dhe Italisë.

Isha shumë kurioz ta shihja në fushë. Më pëlqeu dhe më la një përshtypje shumë të madhe. Në Botërorin 2014, të jepte ndjesinë e një portieri që e lexon lojën. E parashikonte çfarë do të ndodhte, ishte në sinkron me ekipin.

Ai tregoi se kjo është e ardhmja e rolit të portierit. Mendoj se mund të vazhdojë edhe pesë vite të tjera. Jo, pa shaka, duhet të ndalojë kur ta ndjejë vetë që është momenti i duhur. I uroj më të mirat nga zemra dhe e përgëzoj për karrierën që ka bërë në nivelin më të lartë.”

Poll

Lexo gjithashtu