Stavro Pilo ishte një nga risitë e listës së Kombëtares shqiptare, të “skicuar” nga trajneri Sylvinho. Mbrojtësi i lindur në Greqi, por me prindër shqiptarë vendosi të vishte fanellën kuqezi.
Por këtë realitet të palëkundshëm, në Greqi e kanë të vështirë ta pranojnë. Media greke “sport24.gr” shkruan se “Stavros Pelios” i ka prindërit nga “Vorio Epiri” një vend inekzistent, i krijuar ndër breza nga grekët.
Sipas tyre, kjo bëri që të ndihmonte kalimin e tij te Kombëtarja shqiptare, por duke mos përmendur në asnjë moment origjinën e vërtetë të tij, që është Finiqi i Delvinës. E njëjta media e cilëson “Vorio Epirin” inekzistent, si të vetmen dritare, e cila u shfrytëzua për të marrë në Kombëtaren shqiptare, Stavro Pilon.
“Pavarësisht se ka lindur në Rodos”, shkruan ndër të tjera media greke, duke lënë të kuptohet hapur pakënaqësinë, të cilën po e shprehin me anë të “vrerit” që nxjerrin ndaj popullit shqiptar, futbollistëve dhe Kombëtares sonë.
ARTIKULLI:
Stavros Pelios do të garojë me ekipin kombëtar të Shqipërisë. Me çfarë emri do të luajë ai kur të luajë me ngjyrat e fqinjëve tanë? Stavros Pelios është zyrtarisht në listën e të ftuarve të kombëtares shqiptare . Silvino vendosi ta thërrasë mbrojtësin e AEK-ut për të forcuar ekipin përfaqësues të vendit fqinj në betejën për një biletë për në finalet e Kupës së Botës .
Federata e futbollit e vendit fqinj i referohet atij si “Stavros Pilo”, që është edhe emri në pasaportën e tij shqiptare, në mënyrë që të mund të luajë për ekipin kombëtar. Pili ka lindur në Rodos, por prindërit e tij kanë lindur në Epirin e Veriut, dhe kështu u gjet “dritarja” që ai të bëhej ndërkombëtar me ekipin kombëtar shqiptar.

