Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

FOTOLAJM/ Largime të papritura nga Vllaznia, dy talentët shkodranë zbresin në stërvitje me Dinamon

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Largime të papritura nga Vllaznia, dy talentët
Sokol dhe Simon Uldedaj

Prej vitesh Vllaznia njihet si një nga akademitë më të suksseshme në futbollin shqiptar. Klubi shkodran ka nxjerrë lojtarë me emër, të cilët kanë kontribuar shumë në futbollin tonë.

E së fundmi, dy emra të rinj kanë dalë në “qarkullim”. Vëllezërit binjakë, Sokol dhe Simon Uldedaj janë larguar nga Shkodra ku aktivizoheshin me ekipin e Vllaznisë U19 dhe kanë udhëtuar drejt Kroacisë.

FOTOLAJM/ Largime të papritura nga Vllaznia, dy talentët
Sokol dhe Simon Uldedaj te Dinamo e Zagrebit

Pikërisht në Kroaci, Sokoli që luan si sulmues dhe Simoni mbrojtës i krahut të djathtë, kanë nisur stërvitjen me Dinamon e Zagrebit. Tek klubi gjigant kroat, dy vëllezërit 17-vjeçarë janë në provë.

Në rast se do të bindin stafit dhe drejtuesit e klubit nga Zagrebi, do të kishim një transferim të menjëhershëm të tyrin në futbollin kroat. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me binjakët shkodranë.

Poll

Lexo gjithashtu