Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Kualifikueset e Europianit U-17/ Shqipëria "rrëshqet" në raundin e dytë, kuqezinjtë mposhten nga Ukraina

Shkruar nga NEWSPORT
Kualifikueset e Europianit U-17/ Shqipëria "rrëshqet"
Shqipëria U-17

Shqipëria U-17 u përball me Ukrainën U-17 në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Kampionatit Europian U-17, e zhvilluar në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, ku sfida përfundoi 0-4 në favor të skuadrës ukrainase.

Takimi u zhbllokua në minutën e 42-të, kur Ukraina kaloi në avantazh me golin e Dziurynets, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Ukraina dyfishoi shifrat në minutën e 57-të me Voloshko dhe më pas e thelloi avantazhin në 0-3 në minutën e 63-të me Pylypchuk. Në minutën e 83-të, Cappellato shënoi golin e katërt, duke vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.

Poll

Lexo gjithashtu